Shkolla e Magjistraturës, më datë 17 shkurt 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Markat tregtare, dizajnet industriale dhe treguesit gjeografikë WIPO", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Ervin Pollozhani
Lehtësues: Ejona Lazellari
Qëllimi i këtij trajnimi është: Trajtimi i problematikave të hasura në praktikën gjyqësore në lidhje me Markat tregtare, apo çështje të pronësisë industriale.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Markat tregtare, Vlefshmëria, Licenca
- Trajtimi i çështjeve të publikuara tek WIPO
- Paraqitja e rasteve gjyqësore dhe vendimeve gjyqësore të ndryshme që lidhen me praktikën gjyqësore në lidhje me Markat tregtare, apo çështje të pronësisë industriale.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës